Sejamini: Fushata juaj në Tiranë ka qenë mediokër, kandidati i gabuar. Nëse nuk i kuptoni këto, do humbisni edhe në zgjedhjet 2025!

Sejamini: Fushata juaj në Tiranë ka qenë mediokër, kandidati i gabuar. Nëse nuk i kuptoni këto, do humbisni edhe në zgjedhjet 2025!

Duke numëruar  faktet që çuan në humbjen e PD në këto zgjedhje, analisti Neritan Sejamini, tha se PD duhet të mendoj për të ardhmen dhe të bëj njerëzit ti besojnë atyre që ti votojnë.

Sejamini në “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, tha se veçmas fushata në Tiranë ka qenë mediokër me një kandidat të gabuar, fushatë që nuk ka folur siç duhet, dhe si e tillë nëse nuk kuptohet do të çoj edhe në humbjet në zgjedhjet 2025.

Unë mendoj se PD sot duhet të mendoj për të ardhmen e saj. Detyra juaj është që ti bëni qytetarët të votojnë për juve.

Krahasim me vitet ;90 njerëzit janë më të pasur se dje, nuk kanë më frikë, ju duhet të ishit frymëzues për të ndryshuar botën shqiptare, për të filluar një gjë të re.

Fushata juaj këtë herë nuk i është përgjigjur kësaj aspirate, këtij problemi që thoni ju. Nëse ju mendoni se fushata juaj në Tiranë ka qenë e frymëzuar, ka qenë mediokër, nuk ka folur siç duhet, nuk ka pasur imazhin e mirë, ka qenë kandidati i gabuar.

Nëse nuk i dini këto, rrezikoni të humbisni në 2025. Ju duhet të jeni frymëzimi, duhet ta kuptoni këtë realitet. Duhet ti bëni këta njerëz të votojnë për juve.

Duhet të merreni me veten tuaj, të bëni fushatë me vete. Detyra juaj është të ndryshoni fokusin dhe të korrigjohuni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy