Tërmeti në Turqi, pezullohen eksportet e naftës nga Iraku verior

Tërmeti në Turqi, pezullohen eksportet e naftës nga Iraku verior

Autoritetet e Kurdistanit irakian njoftuan sot se për arsye “sigurie” po pezullojnë eksportet e naftës përmes Turqisë pas tërmetit vdekjeprurës që goditi vendin dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale, duke u marrë jetën mbi 1 mijë personave.

Për shkak të tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë dhe për të garantuar sigurinë e eksporteve të naftës dhe për të parandaluar ndonjë incident të pafavorshëm, eksportet e naftës përmes tubacionit që lidh provincën Kurdistan me Turqinë janë pezulluar.

Deklarata u bë nga Ministria e Burimeve Natyrore e këtij rajoni.

Ndërkohë, rafineria në qytetin sirian Bania do të pezullojë punën e saj për 48 orë pas tërmetit, njoftoi agjencia siriane e lajmeve SANA, duke cituar një deklaratë nga ministria e naftës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy