Haklaj: Partinë Demokratike nuk mund ta bashkojë përçarësi

Haklaj: Partinë Demokratike nuk mund ta bashkojë përçarësi

Ish-deputeti Azgan Haklaj shprehet se ka mbështetur dhe mbështet linjën zyrtare të Partisë Demokratike dhe Kuvendin e 18 dhjetorit të vitit 2021.

Ai shpjegon se beteja e Sali Berishës kur e nisi në fillim, ishte betejë për parime, duke thënë se është shkelur statuti dhe nuk është vlerësuar anëtari i PD, ndërsa tani ka dalë me primaret, që sipas tij janë shkelje statuti.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos në MCN TV, ai ngriti pikëpyetje se nga kush është në rrezik Shqipëria, duke dhënë dhe përgjigjen “nga trekëndëshi i Bermundës”.

Madje ai kaloi me një propozim konkret të tijin për krijimin e konfederatës konservatore, ku të përfshihet e gjithë opozita shqiptare që nuk është e përfshirë në “trekëndëshin e Bermudës”.

Berisha nuk ka pasur doktrinë, por platformë opurtuniteti, ka krijuar disa parti artifica për të thënë se PD nuk e merr e vetme pushtetin.

Konfederata duhet pa Berishën se Berisha është non grata nga SHBA, Anglia. Realisht është edhe nga Gjermania por që nuk e ka në Kushtetutë dhe do jetë edhe nga BE.

Në 100 vjetorin e marrëdhënieve me SHBA- nuk mund të jemi me non grata. Bën shantazh ndaj deputetëve se do ta bashkojë PD, por nuk mund ta bashkojë përçarësi.

Përfshiu PD-në në betejë përdori gjithë njerëzit për të bërë një kuvend, pastaj njëra pas tjetër mitinge, foltore. Por kush është boshti i foltores? Berisha në 2008 me ndryshimet kushtetuese me Ramën bëri gabimin e parë.

Gabimi i dytë ishte bashkimi me LSI, tani po thërret LSI-në prapë. Cili është boshti ideologjik i Berishës. Meta shkon në 29 nëntor në ‘Varrezat e Dëshmorëve’,

Berisha në 28, e po shkokan bashkë që të rrëzojnë Ramën. Kush kërkon bashkim nuk vendos kushte, që kërkon dorëzimin e vulës. Bashkimi është moral, ligjor.

Kjo që po ndodh është përçarje në emër të bashkimit. Berisha thotë do bëj primare që simpatizanti i PD të ketë të njëjtën statut me anëtarin.

Berisha dhe Meta i kanë ndarë, Berisha thotë kryetarët dhe Meta, anëtarët e këshillave. Nesër Meta ikën dhje ka votat e këshillave.

Për aleancën Berisha-Meta, nga pjesa e Berishës nuk del kundër kush. PD zyrtare ka platformë që e ka bërë në Kuvendin e 18 dhjetorit.

Edhe zoti Meta do izolohet shumë shpejtë se është gjysmë i izoluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy