
Hezbollahu ka premtuar të vazhdojë "operacionet e tij për të mbështetur Gazën, popullin e saj dhe rezistencën e saj", pavarësisht nga shpërthimet që dje vranë 9 persona dhe plagosën 2,750 të tjerë në të gjithë Libanin dhe Sirinë.
Grupi i armatosur libanez tha se e mban Izraelin "plotësisht përgjegjës" për sulmet që lanë të paktën 200 persona në gjendje kritike. Izraeli ka refuzuar të komentojë mbi shpërthimet.
Shefi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, do të mbajë fjalimin në orën 17:00 me orën lokale të enjten dhe në fokus do ketë shpërthimet.
Më herët, ne raportuam se Hezbollahu lëshoi një deklaratë sfiduese, duke thënë se shpërthimet vdekjeprurëse do të rrisin vendosmërinë e tij për të vazhduar me operacionet e tij kundër Izraelit.
Ambasadori i Libanit në OKB, Hadi Hachem, tha se sulmi përbënte "agresion që çon në një krim lufte".



