Një viktimë dhe 25 raste të reja me COVID-19 në 24 orë në Shqipëri (VIDEO)

Një viktimë dhe 25 raste të reja me COVID-19 në 24 orë në Shqipëri (VIDEO)

Një 69-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm te Infektivi, duke e çuar në 33 numrin e viktimave në total nga fillimi i epidemisë në Shqipëri.

Viktima me inicialet S.K., po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv.

Lajmi i keq edhe për sa i përket numrit të të infektuarve, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 25 të prekur (19 më shumë se dje) nga të cilët 24 në Tiranë dhe një në Durrës.

Në kryeqytet është regjistruar një vatër e re në një call center, ku deri tani janë regjistruar 15 raste.

Vatër e re - Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.

Raste aktive - Aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Të shëruar​ - Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë.

Në spital - Në 24 orët e fundit kemi sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Testimet - Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1029.

COVID-19 – Statistika (26 Maj 2020)

Testime totale                        14832

Testime molekulare            13506

Testime serologjike             1326

Raste pozitive                         1029

Raste të shëruara                 803

Raste Aktive                            193

Humbje jete                            33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike

Tiranë            80

Durrës           54

Krujë             24

Shkodër        12

Berat             10

Kamëz            9

Fier                 2

Mirditë           1

Korçë             1

Apeli: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën vetjake. Qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shenjat e Covid19, prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy