Konsumi i energjisë së Bitcoin për 2021 ka tejkaluar të gjithë vitin 2020

Konsumi i energjisë së Bitcoin për 2021 ka tejkaluar të gjithë vitin 2020

Kriptomonedha kryesore në botë, bitcoin, do të konsumojë rreth 95.68 TW/orë (terawatt-orë, ose një trilion vat në orë) deri në fund të vitit, sipas Indeksit të Konsumit të Energjisë Bitcoin të Kembrixhit.

Kjo është pothuajse e njëjtë me konsumin e energjisë në Filipine.

Sipas një raporti rrjeti i bitcoin do të ketë konsumuar 91 TW/orë deri në fund të vitit, ndërkohë që tashmë ka konsumuar më shumë se 67 TW/orë vlerësuar për të gjithë vitin 2020.

Një studim i veçantë nga Science Direct zbuloi se bitcoin "kalojn nëpër një sasi në rritje të pajisjeve me jetë të shkurtër që mund të përkeqësojnë rritjen e mbeturinave elektronike globale".

Raporti i Science Direct sugjeroi gjithashtu se "bitcoin mund të prodhojë deri në 64.4 kilotona metrikë (64,400 ton) mbeturina në nivelet kulmore të bitcoin".

Mbeturinat elektronike në përgjithësi i referohen pajisjeve kompjuterike dhe elektronikës.

Bitcoin përbën rreth 0.11% të totalit të vlerësuar global për mbeturinat elektronike në 2021, që është 57.4 milionë ton metrikë. Si përqindje e konsumit të përgjithshëm global të energjisë elektrike, minierat e bitcoin përbëjnë vetëm 0.43%. Kjo është më pak se 104 TW/h e përdorur nga frigoriferët vetëm në SHBA, sipas Universitetit të Kembrixhit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy