Kreu i Vetëvendosjes, apel Ramës: Mos shko nesër në Beograd

Kreu i Vetëvendosjes, apel Ramës: Mos shko nesër në Beograd

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Visar Ymeri, i bën thirrje kryeministrit të Shqipërisë, të anulojë pjesëmarrjen e tij në një konferencë që mbahet nesër në Beograd. Kreu i Vetëvendosjes rendit një sërë arsyesh se pse sipas tij, Rama nuk duhet të jetë nesër krah Vuçiçit në Beograd.

Statusi i Ymerit

Kryeministri i Shqiperisë, z.Edi Rama, pritet që nesër të marrë pjesë në një panel me kryeministrin e Serbisë Vuçiç me temën: “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore”.

I bëj thirrje z.Rama që të mos shkojë në Beograd dhe të mos marrë pjesë në këtë panel në Beograd, jo vetëm për shkak të arrestimit para dy javësh të drejtorit të Policisë së Kosovës, z.Nehat Thaçi, dhe jo vetëm për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës e moskërkimit të faljes për krimet e Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Serbia e Vuçiçit i ka marrëdhëniet më të këqija me Kroacinë e Bosnjen që prej përfundimit të luftërave në vitin 1995. Rama nuk duhet ta ndihmojë Vuçiçin që ai të duket mirë në Ballkan. Rama duhet të shkojë pesë herë në Zagreb, katër herë në Sarajevë, tri herë në Podgoricë, dy herë në Sofje, që të mund të shkojë një herë në Beograd.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy