
Ndrec Pjetri, kandidat në primaret në Durrës tha në studion e MCN Live se anëtarët nuk janë influencuar në asnjë formë nga drejtuesit e qarqeve apo kryetarët e seksioneve.
Duke vijuar, Pjetri tha se ka një prirje për të mbështetur të rinjtë.
Drejtuesit e grup-seksioneve dhe seksioneve janë ata që kanë kontakt direkt me anëtarët. Pjesa më e madhe e tyre, për të mos thënë të gjithë kanë mbajtur qëndrim asnjanës në këtë proces.
Anëtarët nuk i kanë influencuar të votojnë njërin-apo tjetrin. Secili nga kandidatët nuk është dashur të takojë drejtuesit e zonave, por anëtarët. Drejtuesit kanë mbajtur qëndrim asnjanës ndaj kandidatëve. Kryesisht në të gjitha lagjet ku unë kam shkuar, kryetarët e grup-seksioneve kanë të gjithë të njëjtin qëndrim. Anëtarët duhet t’i takosh vetë dhe të marrësh pëlqimin e tij. Nuk ka një influencim. Nuk ka trysni të këtij lloj. Ka prirje për të mbështetur të rinjtë.
Vetë procesi është për të rinjtë. Ata kanë më pak kontakte lart në Tiranë. Rruga tani, futu në proces, kush merr votat është një nga kandidatët në primare. Kjo do të jetë në përpjesëtim me numrin e anëtarësisë dhe numrin kandidatëve. Me mbi 80 vota anëtarësie kualifikohesh dhe propozohesh.
Sipas Pjetrit, ka shumë vajza që janë futur në proces.
Kemi shumë vajza të reja që janë futur në proces. Në qarkun e Durrësit janë 40 kandidatë në primare. Kjo tregon që ka një vullnet të mirë për t’iu bashkuar PD-së. Është hap rruga që të përcillen ide që mund ta sjellin PD-në në pushtet.



