Kryebashkiakët para drejtësisë, Haxhimali: Shqetësues fakti pse kemi arritur këtu

Kryebashkiakët para drejtësisë, Haxhimali: Shqetësues fakti pse kemi arritur këtu

Eksperti i çështjeve të pushtetit vendor, Agron Haxhimali thotë se fakti që SPAK dhe drejtësia po troket te pushteti lokal, është diçka e mirë për faktin se të zgjedhur vendorë janë goditur, janë larguar nga puna dhe kanë përfunduar pas hekurave. Në emisionin “FactCheck” në MCN Tv ai shprehu shqetësim se si e kemi sot moralitetin politik të të zgjedhurve, sa filtra përdorin institucionet që zgjedhin këto kandidatë dhe sa investohet për këto kandidatë. “Vangjush Dako ka qenë një figurë politike shumë e lartë, pas Kryeministrit kontrollonte politikisht qarkun e Durrësit, me emërime politike në çdo drejtim. Të godasësh krimin është shumë mirë, por ajo që më shqetëson është se pse kemi arritur këtu. Pse duhet të kishim politika apo institucione të tjera 10-12 vite për të zbuluar se ai pallati ishte dhënë pa leje. Institucionet duhet të punojnë në mënyrë të pavarur dhe të vazhdueshme duhet të bëjnë punën për të cilën janë paguar. Ky është pushteti lokal që kemi. Duam apo s’duam atë kemi, sigurisht nuk duhet ta kishim”. Haxhimali përballë një situatë me një sërë kryebashkiakësh para drejtësisë kërkoi që qytetarët të reagojnë me votë. Për kryebashkiakët socialist të Edi Ramës, i cilësoi si makineri të mirë për prodhimin e votave elektorale, duke i cilësuar edhe si trampolinë për karrierën politike, pasi më tej kalojnë në deputetë, drejtorë, zv.ministra. “Mua më shqetëson fakti i showman, pse kryebashkiakët bëhen showman? Këta nuk duhet të kenë marrëdhënie personale me qytetarët. Ka forma të tjera për të komunikuar me qytetarët, por jo marrëdhënia personale. Për më tepër që ka drejtorë ekzekutivë dhe menaxher. Nuk ka menaxher qyteti tek ne. Çështja është që të jem vetëm unë”. Sipas tij, investimet e bashkisë nuk shkojnë më shumë se 20-30%. Lidhur me kryebashkiakët që janë në burg dhe të tjerë që pavarësisht se rezultojnë të dënuar janë në zyrë, Haxhimali tha se standardet e dyfishta në Shqipëri nuk përbëjnë asnjë problem. Për arrestimin e Fredi Belerit thotë se mund të pritej sa të kalonin zgjedhjet, pasi shton se në rrethanat që u krye duket si provokim. Ai shtoi se Beleri është në kushtet e pamundësisë për të bërë betimin, pasi rrethanat juridike nuk e mundësojnë që të bëjnë betimin. Në këtë drejtim tha se Belerit mund t'i mundësohej koha e bërjes së betimit, por se legjislacioni nuk i ka parashikuar raste të tilla. Ndërsa për kryetarin në detyrë, shprehet se ushtrimi i mandatit të kryetarit fillon menjëherë sapo bën betimin dhe dorëzimi i mandatit të kryetarit bëhet pasi bëhet betimi i kryebashkiakut të ri, duke deklaruar se aktualisht në detyrë do të vijojë Jorgo Goro. Ai tha se moralisht Jorgo Goro duhet të largohet pasi nuk e votuan qytetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy