Atentati në Rinas, viktima sapo kishte arritur në Shqipëri/ Gjendet një makinë e djegur

Atentati në Rinas, viktima sapo kishte arritur në Shqipëri/ Gjendet një makinë e djegur

Viktima e atentatit të ndodhur rreth orës 14:20 të ditës së sotme, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit të Rinasit sapo kishte ardhur në Shqipëri.

 

MCN TV mëson se 47-vjeçari Gilmando Dani sa kishte mbërritur në Shqipëri në aeroportin e Rinasit. 

 

Aty e ka pritur i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri) 40 vjeç, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat dhe ndodhet në gjendje kritike në spital.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa viktima dhe i plagosuri po udhëtonin me makinë të blinduar, kur një makinë u afrua drejt tyre dhe hapi zjarr.

 

Ndërkohë në fshatin Halil të Krujës është gjetur duke u djegur një makinë, e cila dyshohet se iu përket autorëve. 

 

Nuk përjashtohet mundësia që në atentat të kenë marrë pjesë dy makina, pasi po verifikohet edhe një makinë tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy