Shteti bektashi, Jazexhi: Pas deklaratës mund të fshihet Izraeli, ose ata që pastrojnë paratë e pista

Shteti bektashi, Jazexhi: Pas deklaratës mund të fshihet Izraeli, ose ata që pastrojnë paratë e pista

Olsi Jazexhi, pedagog i historisë së Lindjes së Mesme në një lidhje skype me emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar nismën e kryeministrit Rama për krijimin e një shteti bektashi në Shqipëri.

Duke e konsideruar tradhti kombëtare dhe antikushtetuese ai u shpreh se nëse në Shqipëri do kishte një gjyqësor të pavarur Ramës do i ishin vënë prangat kur të shkelte në Tiranë.

Sipas tij pas kësaj deklarate mund të fshihet Izraeli, ose ata që pastrojnë paratë e pista, ndonjë filantrop izraelit në perëndim.

Deklarata e Ramës nëse ai ka normal dhe jo tapë është një tradhti kombëtare e dënueshme nga kodi penal të republikës së Shqipërisë dhe ata persona që do duan të shkëpusin territor brenda veten dënohet 15 vjet deri në burgim të përjetshëm. Deklarata e Ramës, ai do që të nxjerr shejtanin nga shishja.

Ne e dimë që kur u krijua Shqipëria është bërë gjithë ajo luftë për të bashkuar katolikë dhe ortodoksë. Nqs Rama do na krijojë shtetin e kus babait do dalin dhe grekofonët të krijojnë shtetin e tyre. Mendoj se Rama e ka bërë këtë se e para me këto ligjet e sjella tani nga SPAK nuk bëhen më pastrim parash dhe ne kemi precedentë se me bankat e Vatikanit dhe Monaco, ky shtet nuk do jetë në juridiksionin e legjislacionit shqiptar dhe në ato banka mund të sillen lekë dhe të pastrohen.

Gjëja e dytë mund  të lidhet me Izraelin. Ne sot e dimë që Izraeli është në luftë totale me islamin. Pra qëllimi i Ramës është ose pastrimi i parave të pista, ose Izraeli. Ramës i kanë thënë për ta bërë këtë, unë dyshoj mund të jetë ndonjë filantrop izraelit në perëndim. Nuk jam dakord për këtë shtet sepse nëse bëhet kryhet një krim që është tradhti ndaj atdheut dhe nëse në Shqipëri do kishte një gjyqësor të pavarur Ramës do i ishin vënë prangat kur të shkelte në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy