''Kërkon shesh për përsheshin e LSI''/ Rama-Metës: Vendim i Greqisë për detin, s'ka lidhje me zonat tona

''Kërkon shesh për përsheshin e LSI''/ Rama-Metës: Vendim i Greqisë për detin, s'ka lidhje me zonat tona

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratave të Presidentit mbi dekretin e qeverisë greke për zgjerim deri në 12 milje në detin Jon. 

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama shkruan se Meta kërkon thjesht “shesh për përsheshin e LSI-së”, dhe se deklaratat e tij nuk kanë lidhje me mirëkuptimin ndaj për ndjeshmërinë e shqiptarëve.

Kryeministri shprehet se vendim i shtetit fqinj nuk ka lidhje më zonën mes dy vendeve Shqipërisë dhe Greqisë, pasi në atë zonë nuk është e mundur të zbatohet fizikisht parimi i 12 miljeve.

’Ilir Meta mirëkuptuaka ndjeshmërinë e qytetarëve mbi vendimin e autoriteteve greke për të ushtruar të Drejtën Ndërkombëtare të Detit për Greqinë dhe pasojat e mundshme që mund të paskërka ky vendim për vendin tonë! Në fakt jo, Ilir Meta vazhdon kërkon shesh për përsheshin e LSI!

Vetëm të paudhët si Saliu e si Iliri dhe ndjekësit e tyre me Lulin e me Monikën në krye, mund të kërkojnë shesh për përshesh deri në det, ndërkohë që e vërteta është e qartë si drita e diellit: Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq!

Vendimi në fjalë i Greqisë s'ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykatë! Ja kështu Like’’ shkruan Rama.

Kujtojmë se më herët, Presidenti Meta, deklaroi se nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare për ndërprerjen e marrëveshjeve dypalëshe dhe se nuk do të lejojë në asnjë moment të preken interesat e vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy