
Zhvillimet e fundit politike në PD, për analistin Mentor Kikia, tashmë kanë kaluar edhe në një front tjetër, përveç krizës së brendshme, edhe atë me LSI.
Kikia, në studion e lajmeve në MCN TV, tha se kjo aleance mes dy aleatëve, ka kohë që ka mbaruar, kurse në fokus po shihet një aleancë e re, por e vjetër, Berisha-Meta për të organizuar frontin opozitar.
“Aleanca ka mbaruar sepse që pas zgjedhjeve, mbaroj gjithçka , nuk ka pasur më komunikim, më pas u konfirmua nga një qëndrim publik i Bashës i cili renditi në të njëjtën listë kundërshtarin e tij Berishën brenda partisë dhe presidentin Meta, de juro dhe de facto, si liderin e LSI. Sot ishte një qëndrim publik dhe shpallje e hapur e të gjithë mozaikut të luftës politike tashmë edhe në frontin opozitar. LSI, është me të njëjtin qëndrim që ka Berisha mëse dy muaj ndaj Bashës. Shikoj një aleancë të vjetër Berisha-Meta, për të organizuar frontin opozitar.
Faktin se kryetari Basha ka folur për një puç Rama-Berisha kundër tij, gazetari Kikia, e sheh më shumë si deklaratë politike, në kohë kur brenda PD-së janë dy parti, ajo e Bashës dhe e Berishës, dhe si e tillë është në reanimacion nga ky do të dal ose e shëruar, ose e vdekur.
“Janë deklarata politike , ka një gjë që shkon në kufijtë e normale, ku Basha e akuzon Berishën që po bashkëpunon me Ramën kundër PD. Në fund të ditës, nuk besoj se asnjëri nuk ulen në mbrëmje me Ramën për ta shkatërruar atë parti. PD është tashmë vet në agoninë e saj, më të madhe që nga koha e saj, 30 vjeçare, dhe është shtruar në renimacion, nga e cila o do të shërohet o do të dal e vdekur. Këto janë deklarata politike për të mbajtur gjallë mbështetjen te njerëzit”.
Kikia, thotë se tashmë luftohet se kush do të jetë partia më e madhe, brenda vet PD-së.
“Shikoj dy PD, partinë e Bashës, dhe të Berishës, me mbështetësit dhe përkrahësit e tyre, shikoj dy forume rinore, dy forume grash, shikoj dy PD dhe faktin se kush do te jetë më e madhe e kush më e vogël, pritet të shihet në vazhdim”.
Në analizën e tij, gazetari Kikia, thotë se nuk e sheh Sali Berishën si kryeministër të ardhshëm të vendit, kjo për faktin se ai ka afruar kandidimin, sipas tij, për të mbajtur gjallë adrenalinën e mbështetësve te tij në foltore.
“Kjo është gjëja më e çuditshme në mjedisin politik shqiptar, në politiken shqiptare, një politikan që i ka provuar të gjitha, kthehet e thotë se do të kandidoj. Është trishtuese se pas 30 vitesh, Shqipëria të ketë kryeministër të ri, një politikan të vjetër në karrierë e moshë, por e gjitha kjo është thjesht për të mbajtur gjallë adrenalinën e mbështetësve të tij, që e shikojnë atë si një lider shpirtëror, qe do ti çoj në rrëzimin e qeverisë”.



