Kryeministri Rama ndodhet në Bruksel, ku ditën e djeshme ka zhvilluar takime me Perfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, dhe liderë të Ballkanit Perëndimor. Në një status në “Facebook”, Rama paralajmëron një sërë takimesh të tjera, mes të cilave edhe atë me presidentin Trump dhe kancelaren Merkel.
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë nga Brukseli ku pas takimeve mbrëmë, me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Mogherini dhe liderët e Ballkanit Perëndimor për perspektivën europianeve të vendeve tona, vijon sot takimi me Krerët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, me Presidentin Trump, Kancelaren Merkel, Mbretin e Belgjikës dhe personalitete të tjera”, shkruan Rama.



