Zgjohu me MCN/ Ademi: Ja si erdhi bashkëpunimi me Anxhela Peristerin në këngën e re “1960”

Zgjohu me MCN/ Ademi: Ja si erdhi bashkëpunimi me Anxhela Peristerin në këngën e re “1960”

Këngëtari shumë i dashur për publikun i muzikës pop dhe të lehtë Vedat Ademi, i ftuari i parë në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, solli për shikuesit përjetimet e realizmit të këngës së re me këngëtaren Anxhela Peristerin.

Ademi, thotë se bashkëpunimi ishte një ftesë nga kompozitori Kledi Bahiti, që i bëri bashkë të dy.

Kënga “1960” është kompozim i Kldi Bahitit, ndër bashkëpunëtorët e mi të vjetër, dhe në bisedë me Anxhelën, mendimi i parë ishte të më marrin dhe si propozim e dëgjova këngën dhe më dha impakt direkt që në dëgjimin e parë.

Vendosem ta bënim këngën edhe për faktin se unë me Anxhelën njihemi që 20 vite në performancat live, dhe erdhi natyrshëm.

Erdha e xhiruam këngën për pak ditë dhe jam kthyer sërish në SHBA se këtu jam jetën familjare dhe punën.

Ademi, tash e sa vite jeton në SHBA dhe thotë se vjen kohë pa kohe për adhuruesit e këngës së tij në Shqipëri.

Kam pasur para këngës me Axhelen, edhe bashkëpunimin me këngëtaren e re të talentuar Ergita Bahja, ishte këngë e ëmbël që u pëlqye shumë. Mundohem të jem supertues sidomos për artistët e rinj aq më pak që janë të talentuar.

Unë nuk kam ndaluar, bëj 3-4 këngë në vit, jo të gjitha ndoshta kanë mare vendime të duhura, sepse nuk jam afër për t’ia bërë hyzmetin këngës së re. Gjithsesi unë nuk ndalem më këngën dhe sa herë vij në Shqipëri, nunë jam afër publikut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy