Protesta te Rruga "Ura"/ Banorët: Jetuam tre vite në këto banesa, tani u kujtuan që duhen shembur, na dhanë vetëm 5 ditë kohë për t'u larguar (VIDEO)

Protesta te Rruga "Ura"/ Banorët: Jetuam tre vite në këto banesa, tani u kujtuan që duhen shembur, na dhanë vetëm 5 ditë kohë për t'u larguar (VIDEO)

Disa banorë tek rruga “Myslim Keta” në Tiranë, saktësisht te rruga “Ura”, kanë kundërshtuar kërkesën e Bashkisë që të dalin nga pallati i tyre me pretendimin se paraqet rrezik shembje prej tërmetit.

Banorët janë shprehur për mikrofonin e “MCN live”, se filimisht banesta e tyre pas tërmetit u vlerësuan si DS 3 dhe më pas ne DS5.

Sipas tyre si është mundur që ata jetuan përgjatë tre viteve post termet, dhe nuk panë asnjë rrezik për banim, kurse tani u kujtuan ti shembin ato.

Banorët pretendojnë se as nuk u është gjetur saktësisht shtëpi te tjera banimi, dhe se ata nuk do ta pranojnë faktin se do të trajtohen sipas frymës sa kanë banuar në një shtëpi, e jo sa u takon si sipërfaqe që kanë patur.

Që në mëngjes kanë ardhur dhe na kanë ndërprere dritat e ujin, jemi pa gjumë, janë konfrontuar me banorët, jemi të lodhur e të stresuar, si nuk erdhi dikush nga bashkia që ti qetësoj këta banorë.

Kemi nisur kërkesë për sigurimin e padisë, sepse ky pallat fillimisht ishte në nivelin DS3, s’ka rrezik për jetën e banorëve sepse po të ishte DS5, banorët do të dilnin vet nga aty.

Nuk mundet të vish në stinë të dimrit, në prag festash dhe ti largosh duke u dhënë afat 5 ditë.

Kam prindërit në moshë, nuk kemi se ku të shkojmë, nuk kemi gjetur as vend, ne nuk lëvizim asnjë plaçkë, le të përdorin dhunën, le të shkallojmë derën.

Nuk na kane dhënë asnjë kopje të dokumentacioneve, as atyre që kanë ikur te lagja “5 maji”, nuk kanë asnjë lloj dokumentacionesh.

Nuk e kuptojmë as pse nuk na janë gjendur pranë, as Avokati i Popullit, as Komiteti Shqiptar i Helsinkut, as shoqatat që merren me të drejtat e qytetarëve.

Asnjë lloj shkrese nuk na është dhënë as nga IKMT, as UKT, as OSSHE, na kanë bërë ndërprerjen e njëanshme të kontratës, na duhet një kopje e urdhrit për të kërkuar dëmshpërblim.

Kemi pasur dje fatkeqësi në pallat, ndërroi jetë një person nga gjendja e krijuar. Neve po na i vjedhin këto shtëpi, le të na japin aq sa kishim pallatin, të na paguhet qiraja.

Të gjitha këto i bën privati, nuk dimë ku të drejtohemi më, vijnë la letra, pa vendim gjykate.

Është thënë që privati do të ndërtoj deri ne 3 mijë apartamente, nëse e merr privati, të na jap sa metra na takon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy