Hetimet për Berishën kanë nisur herët, Demalia: Dokumentet tregojnë se ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës

Hetimet për Berishën kanë nisur herët, Demalia: Dokumentet tregojnë se ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës

Në një lidhje Skype për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analisti Ilir Demalia tregoi se vendimi i DASH për shpalljen non grata të Berishës nuk ka qenë momental por është hetuar për vite me Radhë. Ai tregoi se ka parë kabllogramet nga ambasada për takimin e Berishës me Bill Clintonin dhe rezulton se ai ka qenë kundër për pavarësinë e Kosovës. Sipas tij në  kabllograme shkruhet tekstualisht që ka qenë Aleksandër Meksi ai që ka thënë se duhet të luftojmë për pavarësinë e Kosovës.

“Sali Berisha ka qenë në proces hetimi për një kohë të gjatë dhe jo më larg se dje unë po shikoja kabllogramet nga ambasada kur është takuar Sali Berisha me Bill Clintonin dhe kabllogramet e ambasadës janë që Sali Berisha nuk është për pavarësinë e Kosovës. Kjo që po them është në librarinë e Presidentit Bill Clinton. Aty shkruhet tekstualisht që është Aleksandër Meksi ai që thotë se duhet të luftojmë për pavarësinë. Ju e dini shumë mirë sepse keni qenë afër Sali Berishës dhe i di konfliktet e tij me Amerikën”, tha Demalia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy