Berisha: Vetëvrasja e 22-vjeçarit në burg e nxitur nga shteti policesk

Berisha: Vetëvrasja e 22-vjeçarit në burg e nxitur nga shteti policesk

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në lidhje me vetëvrasjen e 22-vjeçarit në burgun e Rrogozhinës duke e konsideruar si një vetëvrasje të shtetit policesk.

Berisha kërkon nga Prokuroria që të zhvillojë hetime për rastin.

Berisha: Nje vetevarje tjeter shteterore ne burgun e Rrogozhines!

Te dashur miq, mediat informojne se 22-vjeçari Estref Halili i dha fund jetes se tij ne qelite e zeza te burgut te Rrogozhines ku vetevrasjet jane bere jo te rralla.
Estrefi ishte arrestuar nga policia më 23 dhjetor 2016 në fshatin Kolonjë të Lushnjes pasi në makinë iu gjet një dozë e vogël kanabisi dhe një thikë. Më pas, më 26 dhjetor ai u transferua në burgun e Rrogozhinës.

Estrefi u gjet sot në tualetin e burgut të Rrogozhinës i varur me xhaketë në dritare. Të riut iu dha ndihma e parë nga të burgosurit e tjerë dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Duke shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se Estrefit, denoncoj vdekjen e tij si nje akt vetevarje te nxitur nga shteti policesk. I bej thirrje prokurorise te nise menjehere hetimin dhe te vendose para ligjit te gjithe ata zyrtare, qe me veprimet apo mos veprimet e tyre shtyne, nxiten te riun qe t’i japi fund jetes se tij ne burgun e Rrogozhines!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy