Gazetari Robert Papa, autor i emisionit “Fokus”, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV thekson se reforma në drejtësi do ishte nul pa arrestimin e Veliajt. Duke komentuar reagimet e kryeministrit, “Rama ka frikë se Erion Veliaj do jetë Erion Ahmetaj dy”. “Kandili i tij ka kohë që është fikur këtu”, shprehet Papa duke iu referuar kreut të qeverisë, duke vënë në dukje se shqiptarët duan arrestimin e tij. Gazetari mendon që administrata Trump nuk do të tërhiqet në luftimin e korrupsionit në Ballkan.
“Do ishte shumë të ishte arrestua në pranga, por faktikisht nuk ndodh. Reforma në Drejtësi do ishte nul nëse nuk arrestohej Veliaj me korrupsionin gjigant në bashki. Nëse shkohet te inceneratori digjet Rama. Jam dakord me Berishën që segmente të caktuara të SPAK-ut kontrollohen nga Rama. Vetëm materiali për ndalimin ka qenë 366 faqe, imagjino sa e madhe do jetë dosja.
SPAK me arrestimin e Veliajt tregon që do që t’u shkojë gjërave deri në fund, natyrisht shqiptarët presin më shumë. Rama ka frikë se Erion Veliaj do jetë Erion Ahmetaj dy, prandaj pati bëri atë reagim, pati edhe një video me qëndrim psiqik të dobët me sharje në anglisht. Në Uashington z.Trump e ka si flamur luftën ndaj korrupsionit.
Një qeveri që lufton korrupsionin në USAID, deri te Pentagoni, nuk them se do tërhiqet në luftimin e korrupsionit në Ballkan. Arrestimi i Ramës është ajo që do dëshironin shqiptarët, sepse të gjithë shqiptarët e dinë që Rama është i korruptuar. 250 mijë të paguara nga një pronar hoteli këtu për Ramën, mos kalojmë të foto me Obamën, apo McGonigal, ka plot çështje për të cilat mund të hetohet. Segmente të caktuara të SPAK kontrollohen nga pushteti. Sorosi s’e ka problem të shesë një figurë si Veliaj. Na është bërë i neveritshëm me ato foto me djalin e Sorosit.
Herën e dytë Veliaj ka dashur që të shkojë te një eveniment i Trump. Pse ka ardhur? A mund të jetë një përplasje me Ramën? Rama mund të jetë kalkuluar. Ky sistem drejtësie më mirë se 10 vjet më parë duhet të jetë. Sorosi ka pasur ndikim, s’mund ta mohoj askush. Por ndikim te Dumani këtë s’mund ta them. Sorosi ndikoi te sistemi drejtësisë. SPAK ishte investim i administratës amerikane, FBI-së, Departamentit të Drejtësisë. Orientimet nga Amerika do të jenë ndryshe, padiskutim.
Rubio s’do jetë ndaj SPAK-ut si Administrata Blinken. Një minimizim i fondesh do ketë ndikim te ta. Që ajo parti është e korruptuar, e di gjithkush. Rama ka ngelur pa gjumë, ka filluar të flasë si i çmendur nga ish-zyra e Mehmet Shehut. Pa etikë, me tuta, bluzë sporti. Kandili i tij ka kohë që është fikur këtu”.



