Apple 'ndëshkon' Samsung, i merr 120 milionë dollarë

Apple 'ndëshkon' Samsung, i merr 120 milionë dollarë

Gjyqi i dytë ndërmjet “Apple” dhe “Samsung” prapë shkoi në favor të “Apple” për 120 milionë dollarë.

“Samsung” ka apeluar në shkurt për vendimin e parë kundër tyre, duke thënë se gjyqtari e ka kuptuar gabimisht procesin.

Juria prej tre gjyqtarësh pastaj anuloi fitoren e “Apple”, duke thënë se një patentë nuk është shkelur nga “Samsung”, ndërsa dy të tjerat ishin të pavlefshme.

“Apple” pastaj ka mbledhur gjyqin për t’u rimarrë me këtë rast, dhe të tre gjyqtarët të cilët anuan nga “Samsung”, nuk ia dolën që të fitonin asnjë aleat të vetëm.

Një dokument i lëshuar sot ka treguar se “Apple” ka fituar bindshëm gjyqin, në një vendim të jurisë, 8 me 3 në favor të vetin.

“Apple” ka paditur “Samsung”-un për vjedhje të mënyrës se si kthehen numrat në telefona e struktura të tjera softuerike të cilat bëhen linqe.

Po ashtu edhe për mënyrën e hapjes “slide-to-unlock” të pajisjeve të saj dhe karakteristikën e autokorrektuesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy