Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve ka sqaruar tatimpaguesit se masa e TVSH-së 6% do të aplikohet vetëm për strukturat akomoduese dhe në mënyrë të vecantë vetëm për shërbimin e fjetjes.
Të gjithë mallrat e tjera që ofrojnë strukturat akomoduese janë të tatueshmë në masën 20 %.



