
Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë arritur një marrëveshje politike për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, e teta që nga fillimi i agresionit ushtarak kundër Ukrainës.
Një lajm i tillë u njoftua nga presidenca çeke në Twitter, duke folur për një përgjigje të fortë të Bashkimit Europian ndaj aneksimit të paligjshëm të territoreve të Ukrainës nga Putin.
Formalisht do të pasojë një procedurë e shkruar dhe sanksionet do të hyjnë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare.
Kështu shkroi në Twitter, Edita Hrda, përfaqësuese e përhershme e Republikës Çeke në Bashkimin Europian.



