Mësohen detaje të reja lidhur me krimin e rëndë në familje të ndodhur në qytetin e Vlorës, ku 50-vjeçari Llogara Xhebroj dhunoi deri në vdekje gruan e tij Sose Xhebroj 40 vjeçe dhe më pas i dha fund jetës.
Nga të dhënat e para dyshohet se bashkëshorti ka dhunuar gruan e tij. Më pas e ka dërguar në urgjencë në spital, por 40-vjeçarja ka rezultuar të jetë paraqitur pa shenja jetë. Pasi ka konstatuar se bashkëshortja e tij ka humbur jetën ai është kthyer në banesë dhe i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrare me pistoletë.
Shërbimet e policisë ushtruan kontrolle në banesën e 50-vjeçarit Llogora Xhebroj dhe konstatuan se autori i dyshuar i vrasjes i ka dhënë fund jetës në garazhin e banesës.
Hetuesit kanë marrë deklarimet e familjarëve për t’i pyetur në lidhje me këtë krim. Ata kanë dëshmuar se kohët e fundit çifti kishte probleme me njëri tjetrin.
Mësohet se ata ishin të ndarë prej disa muajsh, por ende jetonin bashkë në një banesë, pasi nuk kishin kryer ende procedurat ligjore të divorcit në Gjykatë.
Gruaja kishte kërkuar divorcin, por duket se autori nuk e pranonte këtë kërkesë. Gjithashtu, mësohet se viktima Sose Xhebroj ishte kthyer nga Italia për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri. Viktimat kishin kaluar një periudhë ndarje dhe ribashkimi, para fundit fatal të sotëm.
Sipas asaj që të afërmit deklaruan në polici këto konflikte nuk janë raportuar me herët pranë autoriteteve. Sherret e vazhdueshme dyshon grupi hetimor të jetë bërë shkak për këtë krim në familje.
Policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri tip pistoletë “Glock” dhe një gëzhojë me kalibër 9mm, që dyshohet të jetë arma e krimit më të cilën 50-vjeçari ka vrarë veten.



