Vangjeli: Krahasuar me zgjedhjet 2021, ndërhyrja e botës së krimit sot është më e relativizuar, kanë më pak rol

Vangjeli: Krahasuar me zgjedhjet 2021, ndërhyrja e botës së krimit sot është më e relativizuar, kanë më pak rol

Këndvështrimin e tij për qasjen e faktorëve jopolitik në përfshirje në fushatën zgjedhore, analisti Lorenc Vangjeli, e sheh përmes tre elementëve.

Në “Të Paekspozuarit”, Vangjeli krahason faktin se ndërhyrja e botës së krimit krahasuar me zgjedhjet 2021 sot është më e relativizuar, dhe se ç’kane më pak rol.

Në analizën e faktorëve jopolitikë që janë të përfshirë në këtë garë janë tre elementë të tjerë të cilët nuk përfshihen në kodin zgjedhor. Këta janë: ata që rëndom ne i quajmë oligarkë ose të pasur, faktorë të caktuar elektoral të cilët kanë peshë të caktuar elektorale si dhe bandat, bota e krimit. Çfarë ka ndodhur nga zgjedhjet e 2021 dhe pse kjo tipologji zgjedhjesh na ka sjellë relativizmin e këtyre tre faktorëve.

Kjo është një fushatë e varfër, që është shpenzuar shumë më pak para se herat e tjera, opozita sepse nuk i ka dhe mazhoranca sepse ka një siguri dhe garanci për rezultatin final dhe media që është pjesa fundore e përfitimit të kësaj gjëje, shikon që më shumë para ka nga KQZ për ti treguar shqiptarëve se si të votojnë sesa nga vet partitë politike.

Këtu gara është kokë më kohë, është mazhoritari i pastër, ndërkohë që qar më qark atje për një grusht votash ndërron edhe një mandatë, por për një mandat kushtëzon edhe ngjyrën e qeverisjes.

Në 2021 të gjithë këta emra të rëndësishëm më përjashtim të ca pak emrave të përveçshëm që e kanë financuar fushatën, të gjithë të pasurit oligarkët, kanë paguar në të dyja palët,. Nëse në 2021 janë hedhur shumë para sepse kishte një lloj pikëpyetje se si do të dilte rezultati,  kësaj radhe është shumë më pak, janë tmerrësisht modeste.  

Atë që ne e quajmë grupe kriminale të cilat tentojnë të ndryshojnë ekuilibrin, edhe ky faktor që është mitizuar më shumë në 2021 dhe ka pasur edhe rol, kësaj radhe është shumë më i relativizuar, ndërhyrja e e tyre ndryshon shumë pak në ekuilibër, dhe nëse do të ishte do të kishte atje ku rezultati do të jetë më i ngushtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy