Protesta, Mitro: Basti është nëse opozita do të jetë e aftë të tejkalojë vetveten, nuk ka ide

Protesta, Mitro: Basti është nëse opozita do të jetë e aftë të tejkalojë vetveten, nuk ka ide

Kryeredaktori i MCN TV, Leonard Mitro, e sheh protestën e sotme të opozitës në kuadrin e fushatës që ka nisur për zgjedhjet lokale të 14 majit dhe se opozita është mobilizuar dhe angazhuar për të treguar forcën e saj, si dhe solidaritetin me mbështetësit.

Duke folur nga studio e MCN Live, ai tha se është një protestë kombëtare, e thirrur për të ardhur qytetarë nga të gjitha rrethet.

Sipas tij, do të shohim një gjë të ngjashme me protestat e kaluara.

Ashtu si opozita e dikurshme, ka thirrur mbështetësit nga rrethet për të sjellë një numër të madh mbështetësish dhe qytetarë të pakënaqur se ka shumë të tillë që nuk pajtohen me qeverisjen aktuale të vendit.

Basti është nëse opozita duke nisur nga sot, do arrijë ta tejkalojë vetveten. Ne e dimë që opozita është e aftë dhe kryetari i saj është i aftë të mbledhë mbështetësit e vetë, nëse fërshëllin.

Këtë e ka treguar por nisur nga protesta e sotme dhe ato në vijim, që siç ka thënë kryetari i Partisë Demokratike do jenë të vazhdueshme deri në zgjedhje.

Basti i opozitës është ta tejkalojë vetveten. Mbetet për t’u parë a është e besueshme kjo opozitë dhe a mund ta fitojë besimin e qytetarëve.

Opozita këtë narrativë që po e thotë e kemi dëgjuar në 10 vite, edhe kur organizoheshin protestat e Lulzim Bashën, tregoheshin me gishta, nesër pasnesër, Edi Rama nuk do jetë në zyrë.

Kemi një konjukturë të momentit e krijuar pas zhvillimeve në PD, pas shpalljes së Berishës, non grata. Kemi një opozitë pa ide, a besojnë njerëzit vërtetë se kjo opozitë do sjellë ndryshimin?

Nisur nga fakti se cilësinë e demokracisë që kemi sot, këtë regjim që kemi sot, hibrid, demokraci funksionale, ky është një gatim, gjellë, sallatë, që e kanë gatuar bashkë Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama, Lulzim Basha.

Të gjithë janë aktorë në ndërtimin e kësaj situate që kemi sot.

Nuk e shoh opozitën të vijë me ide të reja edhe tek njerëzit skeptik, fasha gri, që janë shumë të rëndësishëm, dhe në fund të ditës bëjnë llogaritë e tyre ekonomike, të dëgjojnë nga opozita alternativa.

Nëse opozita po na thotë që Berisha, Meta etj., njerëz që kanë bashkëqeverisur me zotin Rama, do të sjellin ndryshimin e madh por si do e sjellin?

Nuk kam dëgjuar nga opozita për kufizimin e mandateve. Për çfarë është opozita në protestë sot?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy