Tajani refuzon Berluskonin: Dua të mbetem president i Parlamentit Europian

Tajani refuzon Berluskonin: Dua të mbetem president i Parlamentit Europian

Silvio Berluskoni vijon përpjekjet për të bindur Antonio Tajanin të pranojë rolin e kryeministrit në rast të fitores së të djathtës në zgjedhjet e 4 marsit në Itali. “Mungon vetëm përgjigjja e tij pozitive”, tha lideri i Forza Italias pak ditë më parë. Por në një intervistë për “Die Welt”, Tajani është shprehur se do të qëndrojë në postin e presidentit të Parlamentit Europian.

“Të gjithë e kuptojnë që ai do të ishte një kandidat i shkëlqyer sepse Italia nuk ka sot asnjë peshë në Europë dhe në botë. Me të do të kishte shumë më tepër, pasi konsiderohet si presidenti më i mirë që ka pasur PE”, tha Berluskoni për “6 su Radio 1”.

Por Tajani duket se nuk ka ambicie për të qenë kryeministër i Italisë. “Do të doja të mbetesha president i Parlamentit Europian, është e rëndësishme për Italinë kjo”, ka thënë Tajani në një intervistë për “Die Welt”. Tajani është shprehur i nderuar me këtë propozim, por ka shtuar se do të bëjë gjithçka për të punuar në interes të Europës.

Vetë Berluskoni nuk mund ta ushtrojë funksionin e kryeministrit për shkak të dënimit për mashtrim me taksat, që i ndalon të jetë në pozicione drejtuese shtetërore për një periudhë kohe. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy