Gazetari Sebastian Zonja ka analizuar në MCN Live situatën në Gaza, ku lufta e ka rënduar gjendjen, ndërkohë që sot ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit.
Zonja vë në dukje se ka raportime edhe për njerëz që mund të kenë vdekur për shkak të urisë.
Gazetari thotë se situata ka ndikim edhe në politikën e brendshme amerikane, ku Presidenti Joe Biden kërkon votëbesimin e myslimanëve në Miçigan, me qëndrimin e tij pro një armëpushimi mes palëve.
E gjithë vëmendja është zhvendosur në luftën në Gaza, është një situatë shumë rënduar në këto momente. Të gjitha agjencitë ndërkombëtare humanitare, agjencitë e OKB-së, Mjekët pa Kufij kanë një apel për SHBA-të dhe vendet e tjera që kanë në dorë që të ushtrojnë presion që lufta të ndalojë, që së paku gjatë Ramazanit të ndalohet lufta, por është e pamundur. Izraeli ia hedh fajin Hamasit, ndërsa Hamasi ia hedh fajin Izraelit, për pamundësinë e ndalimit të luftës. Presidenti amerikan tha që është vijë e kuqe ndërhyrja në Rafa, një qytezë në kufi të Egjiptit, ku janë 1,5 milionë palestinezë, thuajse të gjithë të zhvendosurit nga lufta janë aty. Të gjithë deklaratat e Mjekëve pa Kufij thonë që situata është shumë e rënduar, ka edhe raportime edhe për njerëz që mund të kenë vdekur për shkak të urisë. Gazën ky muaj Ramazani po e gjen të uritur. Izraeli është i vendosur për të shuar Hamasin dhe thotë që do ta çojë deri në fund. Sa i përket intervistës së fundit të Netanjahut, ai ka kundërshtuar Presidentin amerikan që tha se Rafa është vija e kuqe. Izraeli po e dëmton më shumë veten me këtë që është duke bërë. Por duhet thënë që kjo ka një ndikim apo lidhje me politikën e brendshme amerikane. Po të dëgjosh analistët amerikanë, thonë që kemi një komunitet të gjerë arabësh në Miçigan, dhe sipas analistëve amerikane Joe Biden do që ta përdorë rastin për të marrë votëbesimin e myslimanëve që jetojnë aty për të sjellë një lloj armëpushimi mes palëve, duke qenë mbështetës i Izraelit dhe duke qenë pro një armëpushimi dhe asaj që ka thënë për një zgjidhje për dy shtete në rajon. Sa i përket Ramazanit është bërë falja e parë, ka nisur argjërimi, por që botën e gjen në kushte të rënda. Ajo që duhet theksuar është edhe çelja e një porti në Gaza, që do ishte mundësi e madhe që të shkonin ndihmat humanitare. 31 mijë të vrarë deri në këto momente. Sa i përket portit, ngjan më së shumti edhe kjo si një lugë bosh. Porti do dojë të paktën dy muaj për t’u ngritur. Pra për dy muaj mund të përkeqësohet edhe më tej. Pamjet nga terreni janë tejet të rënda”.



