Një i ri nga Korça ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet se përmes mashtrimit kishte marrë makina me qera në Elbasan dhe nuk i kishte kthyer sipas marrëveshjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin "Rental", ku si rezultat të tij bënë të mundur kapjen në Korçë dhe ndalimi i shtetasit H. K., 26 vjeç, banues në fshatin Bilisht.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”, pasi:
-më datë 27.09.2024, në qytetin e Elbasanit, në subjektin për dhënien e automjeteve me qira, në pronësi të shtetasit A. K., ka marrë me qira një automjet duke bërë vetëm një pjesë të pagesës, por më pas nuk e ka kthyer automjetin siç parashikohej në marrëveshjen me shtetasin A. K.;
-më datë 01.10.2024, në qytetin e Elbasanit, në subjektin për dhënien e automjeteve me qira, në pronësi të shtetasit E. M., ka marrë me qira një automjet duke bërë vetëm një pjesë të pagesës, por më pas nuk e ka kthyer automjetin siç parashikohej në marrëveshjen me shtetasin E. M..
2 automjetet që kishte marrë 26-vjeçari në këto 2 subjekte janë gjetur dhe janë sekuestruar nga Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.



