Paralajmërimi i FDA për vaksinat Pfizer dhe Moderna

Paralajmërimi i FDA për vaksinat Pfizer dhe Moderna

Rregullatori i barnave në SHBA ka bërë një paralajmërim në literaturën që shoqëron vaksinat Pfizer dhe Moderna për të treguar rrezikun e rrallë të inflamacionit në zemrër pas përdorimit të tyre.

Raportet e ngjarjeve anësore sugjerojnë rritje të rreziqeve të miokarditit dhe perikarditit, veçanërisht pas dozës së dytë dhe me fillimin e simptomave brenda disa ditësh pas vaksinimit.

Që nga 11 qershori, më shumë se 1,200 raste të miokarditit ose perikarditit janë raportuar në Sistemin e Raportimit të Ngjarjeve të Vaksinave në SHBA nga rreth 300 milion doza vaksinash të administruara, shkruan Reuters.

Rastet duket të jenë veçanërisht më të larta tek meshkujt dhe në javën pas dozës së dytë të vaksinës. CDC identifikoi 309 shtrime në spital nga inflamacioni i zemrës tek personat nën moshën 30 vjeç.

Rregullatorët shëndetësorë në disa vende kanë hetuar raste të miokarditit dhe perikarditit, që gjenden më shpesh tek të rinjtë pas një doze me Pfizer ose Moderna, vaksina që bazohen në teknologjinë mARN.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy