Maqedonia shënon pesë të vdekur dhe 177 raste të reja me koronavirus

Maqedonia shënon pesë të vdekur dhe 177 raste të reja me koronavirus

Nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informojnë se në 24 orët e fundit janë kryer 778 teste, nga ku pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 177 raste të reja edhe atë në: Shkup-96, Kumanovë-5, Shtip-7, Prilep-1, Tetovë-19, Veles-2, Manastir-1, Kavadar-1, Gostivar-6, Gjevgjeli-1, Strumicë-8, Kriva Pallankë-2, Radovish-2, Koçan-10, Berovë-6, Vinicë-5, Delçevë-4, Negotinë-1.

Gjithashtu sot, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 107 pacientë të shëruar edhe atë në: Shkup-44, Kumanovë-2, Shtip-3, Prilep-7, Tetovë-6, Strugë-2, Manastir-2, Ohër-1, Kavadar-2, Gostivar-1 , Gjevgjeli-1, Strumicë-5, Radovish-1, Krushevë -1, Koçan-8, Probishtip-1, Berovë-4, Valandovë-2, Delçevë-1, Shën Nikollë-9, Kërçovë-1, Resnjë-2, Negotino-1.

Fatkeqësisht 5 persona kanë humbur betejën me sëmundjen, një pacient nga Tetova (67), një nga Strumica (87), një nga Kriva Pallanka (68) dhe dy pacientë nga Koçani (70 dhe 73).

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 21113, numri i pacientëve të kuruar është 16301, numri i atyre që kanë humbur betejën me sëmundjen është 797, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 4015.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy