Policia italiane zbulon rrjetin më të madh të trafikimit të kafshëve

Policia italiane zbulon rrjetin më të madh të trafikimit të kafshëve

Policia italiane ka zbuluar një rrjet të trafikimit të qenve, i cili përfshinte veterinerë që dyshohet se u ngjisnin vathë në vesh e bishta për t’i bërë ata më tërheqës për blerësit e huaj.

Policia në Ankona po heton 40 persona, mes tyre dhe 11 veterinerë, me akuzat e abuzimit të kafshëve, trafikimit të këlyshëve dhe ushtrimit të paligjshëm të profesionit.

Hetimi ka zbuluar deri më tani kanë konstatuar 52 raste ku qenëve u janë vendosur vathë në veshë dhe bishta dhe kryesisht kanë qenë rracë pitbulli, Korsikane dhe Argentino.

Të arrestuarit besohet se prodhonin certifikata të rreme dhe dokumente që u lejonin këlyshëve të importoheshin dhe eksportoheshin.

Policia tha se veterinerët fituan rreth 200 € (170 £) për qen për vendosjen e vathëve në veshë e bisht, "gjë që u dha qenve një pamje më agresive ... dhe i bëri ata më tërheqës për blerësit e huaj".

Më shumë se 3.5 milionë italianë blenë këlyshë që ishin importuar ilegalisht dhe shitur përmes tregut të zi në mënyrë që të "kapërcejnë stresin e pandemisë", tha shoqata e kafshëve në Itali.

Burimi: The Guardian Përshtati: MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy