Ndotja e Bovillës, Teliti: Rreziku i helmimit mund të jetë i lartë. Duhet të mblidhej Shtabi i Emergjencës (VIDEO)

Ndotja e Bovillës, Teliti: Rreziku i helmimit mund të jetë i lartë. Duhet të mblidhej Shtabi i Emergjencës (VIDEO)

Ujëmbledhësi i Bovillës, i cili garanton furnizimin me ujë të banorëve të kryeqytetit, është mbuluar nga mbetjet plastike. Drejtuesit e ujësjellësit të Tiranës e justifikojnë këtë situatë me shirat e ditëve të fundit, ndërkohë që ambientalistët e konsiderojnë vepër penale.

Dorian Teliti, nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës se ndotja e liqenit të Bovillës është një katastrofë dhe se rreziku i helmimit është  i lartë.

Sipas Telitit, Veliaj duhet të mblidhte Shtabin e Emergjencës së Tiranës.

 

Drupal Ad

Pamje skandaloze, bidona, qese plastike, plehra nga më të ndryshme dhe kafshë të ngordhura. Askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë katastrofë. Kush do mbajë përgjegjësi për këtë katastrofë, se është dhe burim sëmundjesh. Ato mbeturina që janë prej ditësh të depozituara në Bovillë lëshojnë mbetjet e tyre duke kontaminuar dhe rreziku i helmimit mund të jetë i lartë, i bëj thirrje autoriteteve të Bashkisë Tiranë, UKT, të gjithë atyre atyre që janë përgjegjës të marrin masat për të pastruar liqenin e Bovillës.

Nëse ata nuk reagojnë do shkojmë vetë bashkë dhe të provojnë ata të ndalojnë ne që të kryejmë detyrën tonë për verifikim në terren.

Po marrim informacione nga strukturat e PD në terren, për të pasur informacione më të qarta dhe për gjendjen akutale të kanalizimive. A janë bashkuar ujërat e bardha dhe të zeza në mënyrë kur t’i drejtohemi qytetarëve të jemi me prova.

Pamjet e djeshme janë skandaloze, alarmante, duhet të ngrihej në këmbë e gjithë bashkia, që nga kryetari të mblidhte Shtabin e Emergjencës së Tiranës për të zgjidhur atë problematikë që ishte dje me qindra metra katrorë sipërfaqe që ishte e ndotur në mënyrë katastrofale.

Teliti tha se në të gjithë këtë çështje ka njerëz që duhet të mbajnë përgjegjësi penale për shpërdorim detyre dhe neglizhencë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy