BSH rrit normën bazë të interesit, Sejko tregon ndikimin e konfliktit në Ukrainë te çmimet  

BSH rrit normën bazë të interesit, Sejko tregon ndikimin e konfliktit në Ukrainë te çmimet  

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur sot të rrisë me 0,5 për qind normën bazë të interesit, duke e çuar nga 0,5 në 1 për qind.

Ndërkaq u vendos po ashtu rritja nga 0,9 për qind në 1,9 për qind i normës së kredisë njëditore.

Duke folur mbi ndikimin e konfliktit Rusi-Ukrainë në rritjen e çmimeve në Shqipëri, Sejko tha:

Ecuria e mëtejshme e çmimeve do të përcaktohet nga intensiteti dhe kohëzgjatja e konfliktit në Ukrainë. Nga ndikimi te çmimit dhe tregtinë ndërkombëtare. Të dhënat sinjalizojnë se çmimet në tregjet ndërkombëtare do vijojnë të mbeten të larta edhe gjatë vitit 2022 dhe 2023. Këto çmime do të gërryejnë fuqinë blerëse të familjeve dhe do të ngadalësojnë rritjen ekonomike. Rritja ekonomike në Shqipëri do të mbetet në trend pozitiv edhe nëse goditja rezulton më e fortë se projeksionet aktuale. Sipas skenarit bazë inflacioni do të luhatet rreth 5-6 për qind në pjesën e mbetur të vitit 2022, dhe të bjerë në rënie gjatë vitit 2023”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy