Vritet në burg reperi amerikan

Vritet në burg reperi amerikan

MoneySign Suede – një reper amerikan i cili publikoi albumin e tij vitin e kaluar – është vrarë në burg pas një sulmi. 

Muzikanti meksiko-amerikan, 22-vjeç, fitoi famë për herë të parë në vitin 2022, pas publikimit të albumit debutues, "Parkside Baby". 

Zyrtarët thanë në një deklaratë se 22-vjeçari u gjet i vrarë në dushet e burgut të martën, më 25 prill.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jaime Brugada Valdez, kishte vuajtur një dënim prej 32 muajsh në burgun e Kalifornisë për armëmbajtje pa leje. Avokati i tij, Nicholas Rosenberg, i tha LA Times se "njerëzit janë shumë të shokuar" me lajmin për vdekjen e tij. Ai gjithashtu shtoi se “ai ishte një djalë shumë i njohur, shumë i mirë. Njerëzit e donin atë.”

Ai gjithashtu konfirmoi për publikimin se një hetim për vrasjen ishte duke u zhvilluar.

Valdez lindi nga prindër emigrantë meksikanë dhe e kaloi fëmijërinë e tij në zonën Huntington Park të Los Anxhelosit. Ai kishte një kontratë me Atlantic Records kur ishte ende në adoleshencë dhe kishte prodhuar muzikë që në moshën 16-vjeçare.

Kënga e tij e suksesshme, 'Back To The Bag' u publikua në vitin 2020 dhe mbetet hiti i tij më i suksesshëm. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy