Trupi i priftit Isaias Ramirez Gonzalez, i zhdukur në Meksikë që prej 15 gushtit, u gjet nën një urë në autostradën që shkon nga kryeqytetin e vendit në Guadalajara.
Lajmin e konfirmoi kryepeshkopi i Guadalajara, kardinali Jose Francisco Robles.
Duke pritur që autoritetet kompetente të na komunikojnë shkaqet e vdekjes, i lutemi Zotit prehjen e përjetshme të këtij prifti.
Trupi i pajetë u gjet në një thellësi prej 70 metrash dhe u nxor me pajisje të specializuara, ndërsa u dërgua në morg për kryerjen e një autopsie ligjore.



