
Demetrius Frazier, një amerikan 52-vjeçar i dënuar me vdekje gati 30 vjet më parë për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje, u ekzekutua të enjten në Alabama me thithje azoti.
Metoda shkakton hipoksi, mungesë oksigjeni, deri në vdekjen e personit të dënuar.
Kjo mënyrë është përdorur katër herë deri më tani, vetëm në këtë shtet të SHBA-së, dhe është kritikuar ashpër nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, sipas së cilës është e pavërtetuar dhe mund të përbëjë torturë mizore, çnjerëzore ose degraduese.
Në shtetet e tjera të SHBA, përdoret injeksion vdekjeprurës.
Demetrius Frazier u transferua në Alabama në vitin 2011. Apelet e tij për t’u burgosur në Michigan dhe kundër metodës së ekzekutimit të thithjes së azotit u refuzuan nga sistemi gjyqësor amerikan.
Dënimi me vdekje është hequr në 23 nga 50 shtetet amerikane. Tre të tjerë, Kalifornia, Oregon dhe Pensilvania, kanë miratuar moratoriume.



