Largimi i Berishës, Bejko: Pa këtë vendim, mund të kishim një përshkallëzim të masave ndaj Doktorit

Largimi i Berishës, Bejko: Pa këtë vendim, mund të kishim një përshkallëzim të masave ndaj Doktorit

“Luftë për pushtet”. Kështu e ka cilësuar Kreu i PD-së në Gjirokastër Roland Bejko atë që po ndodh në Partinë Demokratike.

Në emisionin ‘Arnautistan’ të Mustafa Nanos në MCN TV ai deklaroi se Basha mund të kishte zgjedhur edhe largimin e tij, por zgjodhi të largonte Berishën për të përmirësuar marrëdhëniet e Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër të tjera Bejko tha se Basha e justifikoi këtë vendim si më të drejtin i cili i shërben Berishës ddhe familjes së tij.

Kjo që po ndodh në PD tani është një luftë për pushqtet, Por kur ajo ndodh brenda partisë ato janë lufta të pista dhe krijojne pasoja dhe rikuperimi kërkon shumë kohë dhe kjo dyshoj se ndodhi në PD.

Ajo që po ndodh tani është procesi I largimit të Berishës I cili tashmë do ndodhi përmes Bashës, por duhet të ruhemi nga përcarja. Basha mund të zgjidhte të linte dhe karrigen por ndoshta SHBA mund ta ketë vënë edhe nën presion, ashtu sic e deklaroi edhe vetë berisha një ditë më parë se vendimi është nga një presion I fortë. 

Dhe vetë Basha doli dhe e justifikoi unë e bëra këtë vendim dhe i shërben Berishës dhe familjes se vet, sepse ai ka marrë ndoshta dhe ndonjë info shtese. Ky vendim i marr është vednimi i drejtë dmth, ndoshta nëse nuk merej ky vendim mund të prisnim ndonjë përshkallëzim nga SHBA.  Pa këtë vendim mund të kishim një përshkallëzim të masave ndaj Berishës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy