Rekord i votave të pavlefshme, çfarë vihet re në krahasim me zgjedhjet e 2017-s?

Rekord i votave të pavlefshme, çfarë vihet re në krahasim me zgjedhjet e 2017-s?

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit pati një pjesëmarrje masive të votuesve, ku 47.94% e popullsisë votuan. Por nga ana tjetër shënohet një rekord i ri për numrin e votave të pavlefshme, krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë, në 2017-n.

Pavarësisht se deri më tani është numëruar vetëm 40% e të gjitha qendrave të votimit, numri i votave të pavlefshme në të gjithë vendin është: 33.126.

Krahasuar me katër vite më parë, në fund të gjithë procesit të numërimit rezultuan gjithsej 31 mijë vota të pavlefshme, rreth 2% e të gjitha fletëve të votimit.

Deri më tani ky numër kaq i lartë i votave të pavlefshme, zë rreth 5% të gjithë fletëve të votimit. Vetëm në Tiranë 4386 vota kanë dalë të pavlefshme.

Fletët e votimit të pavlefshme mund të lexohen si një protestë e qytetarëve për partitë politike, por edhe si një mosinformim për votim të gabuar (në rastet kur është zgjedhur një parti dhe një kandidat i një partie tjetër).  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy