31 deputetëve të Parlamentit shqiptar u është refuzuar pajisja me certifikatë sigurie. Në studion e MCN Informacion, Emiljando Kita, aktivist i „Lëvizjes Bashkë”, tha se kjo është tregues i lidhjeve të forta të politikës me krimin e organizuar dhe oligarkinë ekonomike.
Ne e dimë se shumë prej deputetëve nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Nuk do të habitesha po të më thoshin që pjesa më e madhe e tyre janë të lidhur me krimin e organizuar, me oligarkinë ekonomike. Ata duhet të zgjidhin problemin moral që kanë në raport me qytetarët.
Ne kemi një lidhje direkte mes qytetarëve dhe përfaqësuesit tonë në Parlament. Kur minatorët protestuan, deputeti ynë shkoi atje dhe më pas foli në Parlament. Po përgatisim një ligj të ri për minatorët. Deputeti i Lëvizjes Bashkë ishte në protestën e Kamzës për rritjen e çmimit të biletës. Fatkeqësisht në Parlamentin e Shqipërisë, njerëz të tillë janë me gishtat e dorës.



