Ushqimi i “Sori-al” në hetim/ Del menuja që konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë para helmimit masiv

Ushqimi i “Sori-al” në hetim/ Del menuja që konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë para helmimit masiv

Helmimi i dyshuar ushqimor i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë ka çuar në spitalizimin e tyre, ndërsa hetimet paraprake po fokusohen te ushqimi i konsumuar një ditë më parë dhe produktet e përdorura nga kompania “Sori-al” e Alma Tafanit, bashkëshortes së Nikolin Jakës.

 

Sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet se shkak i helmimit mund të ketë qenë edhe uthulla e përdorur në përgatitjen e ushqimit, e cila pretendohet se ka qenë e kontaminuar. 

 

Ndërkohë, autoritetet kanë arrestuar kuzhinierin e kompanisë Kujtim Ballgjini dhe teknologen Kristjana Plaka, ndërsa administratorja Alma Tafani është shpallur në kërkim.

 

Kompania “Sori-al” furnizon me ushqim disa spitale kryesore në vend dhe drejtori policie.

 

Menuja e drekës e konsumuar nga studentët një ditë para ngjarjes përfshinte:

Sallatë me perime të ziera

 

Gjellë patate / tavë me presh

 

Makarona / pilaf

 

Mish

 

Biskota

 

Banane

 

Bukë

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy