Nis viti i ri akademik, Nikolla: Sistemi favorizon më të mirët

Nis viti i ri akademik, Nikolla: Sistemi favorizon më të mirët

Ka nisur këtë të enjte viti i ri akademik në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend. Urimin e saj ministrja Lindita Nikolla zgjodhi ta japë nga Fakulteti i Shkencave të Natyres, aty ku 3 dekada më parë inicioi studimet.

Ajo ka marrë sërish në mbrojtje reformën e arsimit të lartë duke theksuar se garantohet transparenca e merita.

"Ju uroj 140 mijë studentëve në mbarë Shqipërine, një vit akademik të mbarë. Ky vit fillon me një trupë drejtues të re. Dua t'ju përgjigjem të gjithë skeptikëve se ligji i ri do të bënte të pamundur shkollimin e të rinjve. Ky vit fillon me kuota e tarifa jo të përcaktura nga qeveria, por senatet akademike. Edhe kriteret e pranimeve jane përcaktuar nga vetë universitetet. Maturantëve iu servirën shumë të pavërteta. Unë kam marrë mbi vete të gjitha përgjegjësitë për këtë proces. Në vijim do të bëjmë një bilanc me universitetet për ecurine e procesit. Më parë asgjë nuk ka qenë transparente ku nuk vendoste merita por politika. Jo gjithmonë më të mirët shkonin aty ku donin", u shpreh ministrja Nikolla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy