Në qarkun e Gjirokastrës nuk është identifikuar asnjë bimë narkotike e mbjellë gjatë këtij viti. Dikur një nga zonat më problematike për shkak të kultivimit masiv të marijuanës në Lazarat, qarku i Gjirokastrës për këtë vit rezulton “i pastër”. Ky është një nga konstatimet e Task Forcës kundër kanabisit, i cili i bëri sot të ditura rezultatet e monitorimit.
“Në bazë të rasteve të kapura, qarku i Durrësit është 24 %, Lezha 12%. Deri tani në qarkun e Gjirokastrës asnjë bimë narkotike e identifikuar. Gjatë kësaj periudhe janë kapur dhe sekuestruar në 57 tonë dhe janë konstatuar 803 raste të trafikimit dhe shpërndarjes së narkotikëve. Janë evidentuar 1049 autorë”, u tha gjatë publikimit të rezultateve.



