
Sekretari amerikan i Shtetit ka zbarkuar në Izrael për të zhvilluar bisedime me zyrtarë, ndërkohë që është intensifikuar shkëmbimi i zjarrit midis ushtrisë izraelite dhe grupit Hezbollah të Libanit.
Blinken, duke nisur turin e tij rajonal saktësisht dy javë përpara zgjedhjeve në SHBA, do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarët amerikanë.
Pritshmëritë janë vërtet të ulëta kur bëhet fjalë për perspektivën e fitores së diplomacisë në udhëtimin në Izrael të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken.
Ky është udhëtimi i tij i 11-të në Izrael që nga 7 tetori.
Retorika nga kryeministri Netanyahu dhe shumë të tjerë në qeverinë e tij si dhe opozita izraelite vijon të ketë ton sfidues.
Ata këmbëngulin se Izraeli do të vazhdojë të qëndrojë në Gaza për vitet në vijim dhe ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë luftë derisa të arrihen qëllimet e tyre.



