Kryeminsitri Rama tha sot në Kuvend se krahasuar me një vit më parë, papunësia është ulur.
Rama tha se duke iu referuar raportit të fundit të Bankës Botërore, rritja ekonomike ka reduktuar varfërinë dhe rritur punësimin.
Rama tha se në krahasim me 3 vite më parë, qytetarët shqiptarë marrin shërbime cilësore pa paguar asgjë.
Duke iu drejtuar opozitës, Rama tha se i lexon statistikat sipas interest politik.
“Sa do arrini t’i gënjeni të varfrit, do ta shikoni në qershor 2017. Tregu i punës është përmirësuar me 2.7 % më shumë se një vit më parë. Norma e punëismit u rrit në 58.4 %. Ka njerëz që nuk i dinë gjërat, ka politikanë që nuk duan t’i mësojnë”, tha ai.



