Shpërthimet në Kiev, një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën

Shpërthimet në Kiev, një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën

Të paktën një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën në Kiev pasi kryeqyteti ukrainas "u sulmua" të shtunën në mëngjes, tha kryebashkiaku i qytetit.

Si rezultat i sulmit me raketë në mëngjes, një person mbeti i vrarë dhe disa të plagosur u shtruan në spital në lagjen Darnytskyi të kryeqytetit. Forcat tona të mbrojtjes ajrore po bëjnë gjithçka që është e mundur për të na mbrojtur, por armiku është tinëzar dhe i pamëshirshëm”, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko në një deklaratë televizive.

Klitschko më herët u bëri thirrje banorëve që janë evakuuar nga Kievi që të përmbahen nga kthimi, pas disa shpërthimeve në periferi të kryeqytetit.

"Nuk është sekret që një nga gjeneralët rusë deklaroi kohët e fundit se ata ishin gati për sulme me raketa në kryeqytetin ukrainas. Dhe, siç e shohim, ata po kryejnë granatime të tilla," shtoi ai.

Ushtria ruse paralajmëroi të mërkurën se do të godiste "qendrat vendimmarrëse" të Ukrainës,  përfshirë ato në kryeqytetin e Ukrainës, në përgjigje të asaj që tha se ishin "përpjekje sabotimi dhe sulmesh" në tokën ruse.

Dy ditë më vonë Rusia kreu një sulm të tillë në një "objekt ushtarak" në periferi të Kievit.

"Sot një objekt ushtarak në periferi të Kievit u godit nga raketa me precizion të lartë Kalibr me rreze të gjatë të lëshuar nga deti," tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov.

"Si rezultat i goditjes në fabrikën e makinerisë Zhuliany Vizar, u shkatërruan punëtoritë për prodhimin dhe riparimin e sistemeve të raketave kundërajrore me rreze të gjatë dhe të mesme, si dhe raketa kundër anijeve," shtoi Konashenkov.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy