Kompanitë celulare në vendin tonë në marrëveshje me njëra tjetrën abuzojnë me çmimet e paketave duke rënduar në xhepat e qytetarëve.
Objekt i hetimit nga autoriteti i Konkurrencës është bërë kompania Vodafone, ndërsa qytetarët pohojnë abuzimet me çmimet.
Ekspertët e ekonomisë nga ana tjetër thonë se autoriteti i konkurrencës duhet të luftojë monopolet në treg e të mos mjaftohet vetëm me gjoba.



