Gazi amerikan në Ballkan/ Krasniqi: Vendimi duhet të ishte marrë para 10 vitesh (VIDEO)

Gazi amerikan në Ballkan/ Krasniqi: Vendimi duhet të ishte marrë para 10 vitesh (VIDEO)

Përpjekjet e Brukselit për të diversifikuar tregun e gazit në Ballkan kanë qenë temë e diskutimeve me Ekrem Krasniqin, gazetar në Bruksel gjatë një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV.

Ai u shpreh se Shqipëria ndodhet në dy fronte të gazit, në sjelljen e gazit amerikan dhe në të njëjtën kohë ndodhet në negociata për gazin nga Azerbajxhan.

Krasniqi deklaroi më tej se ky veprim mund të konsiderohet i vonuar, pasi siç ai shprehet nëse do ishte ndërmarrë një vendim i tillë para 10 vitesh sot Shqipëria do të kishte të gjitha kapacitetet për tju përgjigjur nevojave globale.

Shqipëria momentalisht ndodhet në dy fronte të gazit, për të ndërtuar portin lundrues të gazit, pra në sjelljen e gazit amerikan dhe në të njëjtën kohë ndodhet në negociata me TAP gazsjellësin evropian për gazin nga Azerbajxhan. Shqipëria ka bërë kërkesa për të nxjerr gaz nga tubacionet e Azerbajxhan në tre pika që janë,  Roskovec, Fier dhe Kuçovë.

Në të njëjtën kohë Shqipëria po merr në dy fronte për të përshpejtuar sjelljen e gazit nga Amerika, ashtu dhe nga Azerbajxhan. Kjo është e mirë. Sa më shumë Shqipëria por dhe të gjitha trojet shqiptare kanë raporte biznesi me SHBA, kjo forcon raportet mes dy palëve. Sa i përket vonesës Shqipëria dhe Kosova po përballen me situata të rënda të importit, sikur Shqipëria të kishte marrë një vendim të tillë para 10 vitesh do kishte sot kapacitete më të gatshme për t’ju përgjigjur nevojave globale dhe për të bërë kalimin nga Rusia në burime të tjera për marrjen e gazit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy