Po sikur Hitleri të mos jetë vetëvrarë në bunker në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore? Dosjet e deklasifikuara të CIA-s flasin për një burrë që pretendonte se ishte Hitleri dhe ka jetuar në Kolumbi në vitin 1950.
Një ish-oficer i SS-ve naziste u ka thënë agjentëve të CIA-s se një burrë i quajtur Adolf Schuttlemayer jetonte në qytetin Tunja, 85 milje nga Bogota, në një komunitet ish-nazistësh.
Atë e thërrisnin Fyhrer dhe e përshëndesnin si Hitlerin. Burri mendohet se është larguar nga Kolumbia në janar të vitit 1955 dhe më pas është vendosur në Argjentinë. Agjenti ka siguruar edhe një foto, të cilën personi në fjalë duket se i ngjan jashtëzakonisht Hitlerit. Megjithatë, CIA është shfaqur skeptike lidhur me këtë rast dhe pak vite më vonë, pretendimet e agjentit të saj u hodhën poshtë.
Këto pretendime dolën në dritë sërish kohët e fundit pasi një gazetar kolumbian, Jose Cardenas, i publikoi në rrjetet sociale dosjet e CIA-s mbi këtë çështje, të cilat janë deklasifikuar në vitet ’90.



