Ish-futbollisti dhe trajneri i moshave Sokol Bulku, listën me 27 lojtarë të nxjerrë nga Silvinjos për Kampionatin Europian të Europës e sheh si ekskluzivitet të trajnerit, pasi edhe në rast zhgënjimi i merr po ai përgjegjësitë.
Duke folur për MCN Live, Bulku deklaroi se përzgjedhja e lojtarëve ha në të gjithë botën debat, dhe se njerëzve të sportit dhe medias i takon të kërkojnë pse është ky apo ai lojtar.

Loja në Europian është me lëvizje të sakta. Nuk besoj se ekipi kombëtar ka zgjedhur më shumë lojtar në aspektin e mbrojtjes, më shumë do shihet në ndeshjet e grupit.
Te Cikalleshi më ka bërë përshtypje mos grumbullimi se ishte pjesë e këtyre eliminatoreve.
Edhe sikur ta mendoj se Cikalleshi nuk duhet të luajë asnjë minutë, ai duhet ta thërriste, se ka qenë pjesë e eliminatoreve.
Për mendimin tim edhe Cikalleshi duhet të ishte patjetër, Broja ka vendin e vetë, nuk është se thirri Brojën dhe nuk duhet të ishte Cikalleshi.
Silvinjo e kishte shumë të lehtë se ata që e kualifikuan, duhet ti kishte. Te Cikalleshi ka gabuar. Nuk e kemi luksin të privohemi nga lojtarë si Uzuni.
Në ndryshim nga Cikalleshi që ka qenë në formacion, së fundmi Uzuni ka qenë i dëmtuar. Sulmi ishte pika kyçe që trajneri edhe mund të gabonte.
Se po të mos ishte Broja të gjithë do thoshim pse nuk e ka marrë. Ne nuk e kemi luksin të mos i kemi sulmues.
Edhe pse Assani nuk ka luajtur, por ai ishte lojtari kryesor i eliminatoreve, me golat e tij shkuam në Europian.
Lojtarët e kombëtares janë aset, janë vlerë kombëtare, nuk mund të trajtohen si lojtarët e klubeve.
Duhet një shpjegim, një sqarim për këta që janë lënë jashtë. Mesfusha do jetë Asani, Bajrami dhe Ramadani.
Abrashi nuk ka qenë pjesë e eliminiatoreve dhe nuk e di a do shkrihet lehtësisht me grupin. Me vajtjen në Gjermani, Shqipëria e ka fituar Europianin.
Unë kam bindjen se Berisha do të jetë titullar, aty janë repartet ku nuk tolerohen gabime. Nuk mendoj se Strakosha do të jetë titullar.
Edhe unë po të isha në vendin e Silvinjos nuk mendoj se do preferoja lojtarë nga Superiorja, pasi kampionati shqiptar ka ende punë për të bërë.
Por ndoshta kishte vend për trajnerin e Egnatias. Është shqetësuese për kampionatin shqiptar që duhet të ngrenë ndeshjet mbi nivelin mesatar.
Asnjë lojtar i Superiores nuk mund të rivalizojë lojtarët që janë thirrur.
Besoj se Silvinjo do vazhdojë me skemën 4, 3, 3. Nuk të fal futbolli të ndryshosh skemë.
Shqipëria përballet në Kampionatin Europian me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.



