
Kryeministri Rama mblodhi sot në qytetin e Vlorës ministrat e kabinetit të tij, në një takim informal që ka në fokus punën e bërë gjatë 300 ditëve të para të mandatit të dytë qeverisës. Diskutimet u zhvilluan në vilën qeveritare në Vlorë ndërkohë sipas burimeve mësohet se nuk është folur për ndryshimin e qeverisë.



